Rexhepi për rrëzimin e Qeverisë: Jam për rrëzimin e qeverisë por jo edhe me deputetët e partisë “E majta”

Deputeti nga radhët e Alternativës, Skënder Rexhepi sot tha se është për rrëzimin e qeverisë, megjithatë nuk mund të luftohet një e keqe me një të keqe tjetër.

Të jesh me një listë me njerëz të tipit të cilët e rrisin vetëm me urrejtjen ndaj shqiptarëve, atë nuk e kam lejuar asnjëherë dhe nuk ma lejon, as edukata njerëzore e as familjare”, tha Rexhepi.

Ai shtoi se nënshkrimi i tij do të qëndrojë në listë me kusht që të hiqen nënshkrimet e partisë “E majta”.

“Lista le të shtohet me 10 të tjerë, unë do të jem zëri i cili do ta luftojë të keqen e quajtur BDI te shqiptarët me me çdo kusht, por jo këto kushte”, tha Rexhepi.

Sipas tij, deputetët kanë pasur informacione se nënshkrimet do të jenë OBRM-PDUKM, koalicioni ASH-AA, Besa, dhe PLD-ja dhe në mbrëmje ka dalur krejt diçka tjetër. “Unë nuk mund të jem në listë me ata”, tha mes tjerash Rexhepi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu