Ribarev jep dorëheqjen nga posti i kryetarit të Gjykatës Penale

U.d. kryetari i Gjykatës Penale të Shkupit Stojançe Ribarev dha dorëheqje nga funksioni për shkaqe personale, konfirmoi sot Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë.

Këshilli Gjyqësor paralajmëron se në afat më të shkurtër do të caktojë edhe do të mbajë seancë lidhur me këtë çështje.

Ribarev paraprakisht, më 20 tetor e ka informuar Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë se nga dita e njëjtë ndodhet në pushim mjekësor dhe në zëvendësim të tij do të jetë gjykatësja Diana Gruevska Ilievska. Stojançe Rubarev e kryente funksionin u.d. kryetar i Gjykatës Penale Shkup nga maji i vitit të kaluar./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu