Ribeiro: Neymar ka kaluar Messin dhe Ronaldon dhe është lojtari më i mirë në botë

Ish-përfaqësuesi i Brazilit, Caio Ribeiro ka thënë se Neymar është ngritur mbi Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon për t’u bërë “lojtari më i mirë në botë”.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain është konsideruar gjithmonë si pjesë e elitës globale që nga shpërthimi në skenë me Santosin dhe pastaj shkëlqimi te Barcelona. Neymar lulëzoi së bashku me Lionel Messi dhe Luis Suarez në Camp Nou, duke përfunduar i treti në votimin e për Topit të Artë të vitit 2015.

Ai gjithashtu vazhdoi shkëlqimin dhe paraqitjet e mira edhe pas kalimit në PSG më 2017, duke shënuar 81 gola në 100 paraqitje. Në moshën 28 ​​vjeç dhe gjoja në kulmin e tij, ndërsa Messi dhe Ronaldo arrijnë mesin e të 30-ave, Neymar është në një pozitë të bëhet performuesi më i mirë në futbollin botëror.

Ribeiro beson se ai është tashmë veçse është më i miri, pasi ka parakaluar Messin dhe Ronaldon. “Edhe nëse ai Neymar ka sjellje me të cilën nuk pajtohemi, unë mendoj se ai është aktualisht lojtari më i mirë në botë”. “Ai luan më shumë me topin sesa Cristiano Ronaldo dhe Messi”, ka thënë Ribeiro për Ribeiro për Panico Jovem Pan.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu