Riformatimi i Qeverisë, Zaev a po kalkulon ndërrimin e BESËS me Alternativën?

Ditëve të fundit janë shtuar zërat për një riformatim të mundshëm të Qeverisë në Maqedoninë e Veriut dhe se informacionet qarkullojnë nga burime partiake, që thonë se mund të ndodhë një ndryshim përbrenda koalicionit qeveritar, mëson INA.

Në këto kalkulime jozyrtare koluaret partiake thuhet se kryeministri Zoran Zaev po kalkulon për të nxjerrë nga Qeveria Lëvizjen BESA, ndërsa në vend të saj të hyjë Alternativa, që është në koalicionin opozitar me Aleancën për Shqiptarët (ASH).

Burime partiake kanë theksuar se bëhen përpjekje dhe se janë vënë komunikime që në Qeveri të përfshihet Alternativa, me katër deputetët e saj, për të mbajtur shumicën prej 62 deputetëve, ndërsa të mbeten jashtë deputetët e Lëvizjes BESA.

Nga të gjitha kampet politike nuk ka asnjë prononcim dhe ndonjë detaj lidhur me këto kalkulime.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu