Zgjat pak ëndrra e tifozëve të Milanit të cilët po ëndërronin rikthimin e Milanit të madh pas merkatos së fuqishme që bënë këtë verë.
Ai që i riktheu me këmbë në tokë ishte Ciro Immobile i cili realizoi het-trik për Lazion në fitoren e thellë ndaj Milanit me rezultatin 4-1 në “Stadio Olimpico” në kuadër të javës së tretë në Serie A.
Golin e katërt e shënoi Alberto, ndërsa golin e nderit te Milani e realizoi Montolivo.
Në këtë ndeshje ka shkëlqyer gjithashtu edhe Strakosha i cili ishte thuajse i pakalueshëm. Milani dhe tifozët duhet ta harrojnë sa më shpejt këtë ndeshje duke parë përpara.