Nëndetësja “105” u vendos në qendër të propagandës komuniste të kohës në momentin e prishjes së raporteve më ish-Bashkimin Sovjetik.
Pas shembjes së komunizmit ajo, sëbashku me tre të tjerat e mbetura nga sovjetikët u la të ndryshkej në ujërat e jonit, por tashmë nëndetësja në fjalë është rikthyer duke shërbyer si pjesë e trashëgimisë historike.
Ajo është rindërtuar. Fotot janë publikuar prej Sejmen Gjokolit.
“E shkatërruar dhe e zhveshur tërësisht në vitin e mbrapshtë ‘97, ajo do të mbetej ashtu bark tharë e lidhur në një nga kalatat e bazës ushtarake të Pashait”, shkruan Gjokoli në rrjetin social “Facebook”.