Rikuperimi po shkon më mirë seç pritej, Ibra gati për Manchester United

Një tip si Zlatan Ibrahimovic nuk mund të qëndrojë jashtë fushave për një kohë të gjatë, edhe pse është i dëmtuar. Sulmuesi suedez pësoi një tërheqje muskulore në takimin me Romën dhe qëndron jashtë fushave prej datës 28 shkurt.

Rikuperimi i tij po shkon mirë dhe TMW raporton se janë shtuar shanset që 39-vjeçari të jetë gati për duelin e kthimit kundër Manchester United në Europa League. Kuqezinjtë do të presin “Djajtë e Kuq” në “San Siro” të enjten e ardhshme.

Ibra ka një dëshirë të madhe për t’u bashkuar me skuadrën në stërvitje dhe po bën maksimumin për të luajtur kundër United. Ndeshja e parë përfundoi në barazim 1-1 dhe të dy skuadrat do të japin gjithçka për të kaluar në çerekfinale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu