Shkrim për InfoShqip.com nga: Donika Bakiu
Është thënë me të drejtë që ne e kalojmë gjysmën e parë të jetës sonë duke u përpjekur të kuptojmë brezin e vjetër dhe pjesa tjetër në kuptimin e brezit të ri. Çdo moshë ka hijeshinë e vet. Shumica e të rinjve janë të prirur për të vepruar dhe për të mësuar më mirë vet se sa të udhëhiqen nga përvoja e të moshuarve. Njerëzit e moshuar me fjalë dhe jo veprime shpesh reagojnë kur të rinjtë janë të padurueshëm dhe të pasjellshëm. Të moshuarit shpesh bëhen nostalgjik për ditët e mira , të vjetra, kur të rinjtë e kohës së tyre dinin më mirë dhe tregoninrespektin e duhur ndaj moshës dhe traditës. Disa nga akuzat e ngritura kundër të rinjve modernë janë se ato përfaqësojnë një brez pa ndonjë ideal për të jetuar pa plane për jetën sepse gjithmonë krahasojnë jetën e tyre më këtë të tashmen.
Një grup i të rinjve kundërshtojnë prindërit. Me pretekstin më të vogël ata marrin një rrugë të gabuar, ka raste kur edhe i kënaqen asaj jete. Ata duan të tërheqin vëmendjen përmes sjelljeve jo të mira. Disa nga ata bëhen një brez i varur nga droga dhe kanë zhvilluar një neveri për punë të mira .Tani të rinjtë që shkojnë në një botë të shqetësuar , të neveritshme , e më pas çfarë do të presim ne prej saj?! Nëse arrijmë të mendojmë për të, nuk është vetëm rinia që është e shqetësuar, por dhe vetë shoqëria njerëzore.
Fëmijët marrin të gjitha paratë që u nevojiten nga prindët dhe rrallë përballen me nevojën për të punuar për të jetuar , por kemi dhe nga ajo rini aktive që jep maksimumin për të punuar . Edhe në vendet e zhvilluara, brezat e rinj ndjehen të pakënaqur, sepse vizionet e tyre për një të ardhme të lumtur , një të ardhme të ndritur po zhduken ose nga grindjet e brendshme ose nga oportunizmi politik. Kjo provokon të rinjtë për të protestuar kundër korrupsionit të shfrenuar në shoqëri dhe mohimin e drejtësisë sociale. Në këto rrethana, a duhet të pyesim nëse të gjithë flasin për përkushtim ndaj idealeve, forcës së ripërtërirë morale dhe virtyteve themelore, e lë rininë të ftohtë dhe të pabindur? Ata nuk janë më të përgatitur për të pranuar verbërisht çfarëdo që të tjerët të thonë . Ata janë të prirur t’i nënshtrohen rishikimit kritik të të gjitha vlerave shoqërore dhe politike të cilave u kërkohet të pranojnë. Ata shpesh duan ndryshime .Studentët pasi mbarojnë studimet kuptojnë edhe më shumë realitetin e jetës pasi mbarojnë unversitetin në atë kohë kur fillon’’ lufta’’ për vende pune.Edhe pse të rinjtë e konsiderojnë veten mjaft të aftë të kujdesen për veten e tyre.Nuk duhet të fajësohen të rinjtë për këtë gjendje që është , ata shpesh akuzohen për mosnjohjen e asaj që ata dëshirojnë.
Në tërësi, brezi i ri sot është shumë i keqkuptuar dhe më keq se sa e meriton. Bota që rinia do të trashëgojë do të jetë jashtëzakonisht më emocionuese sesa bota e paraardhësve të tyre . Në të njëjtën kohë, jeta do tu paraqesë atyrenjë sfidë shumë më të madhe dhe shumë më komplekse. Ajo që është me të vërtetë e rëndësishme është se rinia të trajtohet me mirëkuptim në mënyrë që të zhvillohet për të riformuar botën që do të trashëgojë në përputhje me vizionin më fisnik. Bota është në duart e juaja RINI !










