Riniani refuzoi të dilte me Anën nga Për’puthen, vjen reagimi i parë nga Fationi

Të dielën, Ana Kauri u largua nga “Përputhen” duke i kërkuar Rinianit që të njiheshin jashtë, por ai nuk pranoi. Arsyen e largimit Ana e kërkoi pasi nuk ndihej vetvetja.

Nuk arrija dot të dalloja se kush ishte Ana në të gjitha situatat”, u shpreh ish-konkurrentja mes lotësh. Së fundmi, ajo ka bërë një status falenderues për produksionin dhe publikun, ku vihet re edhe një koment nga Fation Kuqari.

Ai i ka komentuar disa emoji, si për t’i thënë që është i lumtur që doli nga emisioni. Kujtojmë se Fationi dhe Ana po ecnin shumë mirë me njëri-tjetrin dhe duket se kishte kimi mes tyre, por largimi i Fationit bëri që të ndërpritej njohja e tyre. Mbetet për tu parë nëse do të ketë diçka mes tyre jashtë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu