Që prej dy ditësh Rita Ora ka ardhur në Tiranë dhe sebep ka qenë dasma e kushërirës së saj.
Të kesh një yll si Rita Ora në dasmë është privilegj, por edhe vetë Rita me sa duket e ka shijuar në maksimum dasmën tradicionale në një prej lokaleve më të mëdha të dasmave.
Rita ka postuar në rrjetin social Instagram disa foto dhe video ku tregon ahengun dhe atmosferën e ngrohtë të dasmës, por ajo që bie në sy ishte kërcimi i Valles së Rugovës nga Rita dhe që e bëri shumë mirë.
Rita Ora ka qenë e pranishme në këtë dasmë bashkë me gjithë familjen e saj, ku mamaja padyshim nuk dallon nga vajzat.










