Ish-lojtari i Barcelonës, Rivaldo, nuk është kursyer aspak në lidhje me situatën nëpër të cilën ish-skuadra e tij po kalon. Sipas tij vendimi për të mos shitur Messin verën e shkuar ishte një gabim i madh nga drejtuesit e klubit.
“Bordi i mëparshëm bëri gabim që nuk e shiti Messin kur ai kishte akoma një kontratë. Mund të kishin bërë ashtu siç bëri Reali i Madridit me Cristiano Ronaldon kur e shitën dhe fituan 100 milionë euro me të,” tha Rivaldo.
Ai shkon më tej kur thotë që tani shitja e Messit është e pashmangshme dhe se është e dhimbshme të shikosh një lojtar të klasit të tij të largohet falas kur skuadra po kalon nëpër probleme të mëdha ekonomike. Për të, presidenti i ardhshëm do ta ketë të pamundur ta bindë Messin për një rinovim kontrate.









