Robert Berisha printon imazhin e Norës dhe të Renesë në bluzën e tij: Familja është gjithçka

Këngëtari i njohur Robert Berisha është një emër mjaft i ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh ai vendosë të ndajë me fansat ndonjë fotografi nga jeta e përditshme apo aktivitetet e tij të ndryshme muzikore.

Së fundmi, ai ka publikuar një fotografi shumë të veçantë në rrjetin social Instagram.

Këngëtari shfaqet i veshur me një bluzë të bardhë, në të cilën është e printuar një fotografi familjare e tij, Norës dhe vajzës së tyre të vogël, Renesë.

“Familja nuk është një gjë e rëndësishme, është gjithçka”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë, duke iu referuar dashurisë që ka për familjen.

I njëjti pritet që shumë shpejt të sjellë projektet e reja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu