Roboti shtëpiak me inteligjencë artificiale del në shitje, ja çfarë punë mund të kryejë dhe sa kushton

Ka filluar shitja e NEO, robotit shtëpiak që promovohet si asistent universal për shtëpinë. Ai kushton 20 mijë dollarë ose mund të merret me qira për 500 dollarë në muaj.

Roboti mund të pastrojë, palosë rrobat, lajë enët, ujisë bimët, madje edhe të argëtojë fëmijët.

Por ka një pengesë — gjatë vitit të parë, NEO do të kontrollohet kryesisht manualisht nga operatorë të largët (thuhet se nga India), të cilët mund të shohin brendësinë e shtëpisë së përdoruesit ndërsa AI “mëson”.

Prodhuesi pretendon se fytyrat fshihen (blurohen) dhe të dhënat janë të mbrojtura, megjithatë pronarit i këshillohet të përcaktojë paraprakisht “zona të kufizuara”.

NEO ka një lartësi prej 168 cm, peshon rreth 30 kg, mund të ngrejë deri në 70 kg dhe funksionon për katër orë me një karikim. Prodhimi masiv planifikohet për vitin 2026, me ngjyra në të zezë, bezhë dhe gri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu