Një robot humanoid me inteligjencë artificiale zhvilloi shfaqje përballë Vladimir Putinit në një ekspozitë të organizuar nga Sberbank, banka më e madhe e Rusisë.
Roboti, që quhet Grin, u paraqit para presidentit rus dhe, para se të niste të kërcente, i tha: “Emri im është Grin. Jam roboti i parë humanoid rus me AI të integruar. Kjo do të thotë se nuk jam thjesht një program në ekran, por një mishërim fizik i teknologjisë.”
Pastaj filloi të lëvizte në ritmin e një kënge, madje i tha Putinit se ishte “kënga e tij e preferuar”.
Sberbank premton se softueri i Grinit do të përditësohet vazhdimisht dhe së shpejti do të integrohet në disa departamente të bankës në kuadër të një projekti pilot; roboti do të kryejë edhe detyra fizike.










