Nga Cristiano te Cristiano Junior, te Portugalia dinastia Ronaldo do të vazhdojë.
Djali i madh i Cristiano Ronaldos është thirrur në ekipin kombëtar të Portugalisë U-15 për herë të parë për të luajtur në një turne ndërkombëtar në Kroaci.
Një lajm i tillë është bërë i ditur nga Federata Portugeze e Futbollit (FPF).
Djali, i cili si babai i tij luan për klubin saudit Al-Nassr, fitoi përvojë edhe në ekipet e të rinjve të Manchester United dhe Juventus.