Ronaldo Jr fiton trofeun e parë me Juventus

Bëmë baba të të ngjaj. Djali 8-vjeçar i Cristiano Ronaldo-s iu bashkua ekipeve zinxhir të Juventus në gusht pas transferimit të babait të tij në Torino.

Dhe po vërteton se ka gjenet e babait duke treguar kualitet të madh me U-9 të Juve-s.

Në disa raste, Ronaldo Junior ka shënuar gola fantastikë në videot e postuara më parë në rrjetet sociale.

Tani djaloshi ka fituar trofeun e parë me Bardhezinjtë.

Me anë të një fotoje në Twitter, CR7 ka postuar të birin pranë trofeut të parë duke i thënë “Urime”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu