Ronaldo nuk e ndal konkurrencën me Messin, ja rekordi ku duelojnë tani

Cristiano Ronaldo ia doli të shënojë për ndeshjen e tetë radhazi në transfertë në fitoren 2-1 kundër Lazios në stadiumin “Olimpico”.

Aktualisht sulmuesit i Juventusit është në kuotën e 15 golave në Serie A dhe 17 në total. Prej këtyre gjysmën e ka shënuar larg “Allianz Stadium” të Torinos, serinë në fakt e hapi në transfertën ndaj Chievos, e filloi ndaj Parmës e më pas nuk u ndal më.

Ky është një rekord, nga njeriu i rekordeve, deri tani asnjë nuk e kishte arritur në kampionatin italian këtë shifër. Beppe Signori në sezonin 1992-93 kapi shifrën e 10 golave radhazi në transfertë, por në dy kampionate të ndryshme.

Në nivel Evropë është Lionel Messi që e mban rekordin me 13 transferta radhazi që ka shënuar në vitin 2013 duke mos u ndalur ndeshje pas ndeshje. Tani ky rekord është në optikën e portugezit që synon të konkurrojë në çdo drejtim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu