Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo u shpall lojtari më i mirë në Serie A për sezonin 2019-20, ndërsa tha se ishte një vit i çuditshëm, por pozitiv.
Portugezi ndihmoi Juventusin të siguronte Scudetton e tyre të nëntë radhazi nën drejtimin e Maurizio Sarrit dhe komentoi atë sezon që u ndërprerë nga virusi.
“Ishte një vit i çuditshëm, një vit që askush nuk do ta dëshironte, por në nivelin personal dhe ekipor, ishte pozitiv, sepse ne fituam kampionatin”.
“Në fillim, ishte e vështirë të luanim në stadiume bosh, por qëllimi ynë ishte të fitonim kampionatin dhe e bëmë”.
“Ne kemi humbur Ligën e Kampionëve, por kështu është futbolli”, ka thënë Ronaldo për Sky Sport Italia.
Ronaldo zgjodhi golin më të mirë të tij atë të shënuar kundër Sampdorias.
“Ishte goli im më i mirë, jam shumë i sigurt për të”.
“Dua të falënderoj shokët e mi të ekipit, sepse pa ata nuk do të ishte e mundur të merrej ky çmim”.
“Falë lojtarëve që votuan për mua, ndihem shumë me fat. Mendoj se besimi, qëndrueshmëria dhe pasioni janë sekreti për të vazhduar ta shijoj futbollin”.
“Ndihem i motivuar dhe këta elementë duhet të bashkëjetojnë, përndryshe nuk është e mundur të luash në këtë nivel kur të jesh 35, 36, 37 ose 40”, deklaroi portugezi.