Përveçse një futbollist i shkëlqyer, Cristiano Ronaldo asnjëherë nuk heq dorë edhe nga aktivitetet humane.
Së fundmi, ylli portugez është solidarizuar dhe ka bërë thirrje që të ndihmohen të gjithë refugjatët që zbarkojnë në Europë.
Ai ka postuar një foto prekëse në profilin e tij duke shkruar:
“Një botë ku ne të gjithë i duam fëmijët tanë. Ju lutem ndihmoni”, shkroi Ronaldo, duke i bashkangjitur postimit dy foto.
Sigurisht, ai ka marrë mbështetje masive për këtë gjest që realisht i ka përlotur të gjithë.











