Ronaldo shpallet lojtari i vitit në Serie A

Serie A ka zgjedhur sot (18 maj) lojtarin më të mirë të sezonit dhe siç pritej, Cristiano Ronaldo e ka fituar çmimin MVP (lojtari i sezonit).

Në sezonin e tij të parë në Itali, ylli portugez e ka fituar ‘Scudetton’ me Juventusin, duke iu falënderuar 22 golave dhe 11 asistimeve që i bëri në këtë kampanjë.

Liga e Italisë po ashtu ka ndarë edhe çmimet e tjera, në kategori të ndryshme:

Lojtari i ri më i mirë: Niccolo Zaniolo (Roma).

Portieri më i mirë: Samir Handanovic (Inter).

Mbrojtësi më i mirë: Kalidou Koulibaly (Napoli).

Mesfushori më i mirë: Sergej Milinkovic-Savic (Lazio).

Sulmuesi më i mirë: Fabio Quagliarella (Sampdoria).

Ronaldo u transferua në verën e kaluar te Juventusi nga Real Madridi, duke i befasuar të gjithë futbolldashësit, e që arriti të tregojë qysh në sezonin e tij të parë në Serie A se ai është padyshim njëri ndër më të mirët në histori të futbollit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu