Cristiano Ronaldo po vijon rikuperimin nga dëmtimi që pësoi në ndeshjen Portugali-Serbi dhe shpreson të jetë në gjendje të zbresë në fushë për ndeshjen që Juventus do të luajë ndaj Ajax.
Sulmuesi 34-vjeçar këtë kohë pushimi e ka shfrytëzuar për të marrë pak vëmendje në rrjetet sociale. Pak ditë më parë tregoi muskujt e barkut dhe kofshët gjatë një seancë terapia.
Gjithsesi portugezi nuk u ndal me aq, pasi ditë më vonë publikoi edhe një foto tjetër të fizikut të tij të jashtëzakonshëm.
Këtë herë në fokus ka vendosur shpinën, ku duken qartë të gjithë muskujt e tij, që në pamje të parë duket si një “bodybuilder” dhe një sportist që si profesion ka futbollin, krahas fotos ai shkroi: “Nuk ka nevojë për fjalë”.
FOTO:












