Në pritje për të kuptuar nëse do të jetë në dispozicion të Massimiliano Allegri-t dhe Juventus-it për ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Champions League, Cristiano Ronaldo argëtohet duke luajtur në shtëpi me një nga djemtë e tij, Mateo-n, i cili do të mbushë 2 vjeç në qershor.
Në videon e postuar në Instagram nga CR7, në versionin e trajnerit këtë herë, shikohet ylli i Juventus-it që i pason topin të voglit, i cili tregon aftësitë e tij me të djathtën.
VIDEO:










