Ronaldo: Te Juventusi më pëlqen gjithçka

Ylli portugez ka folur për eksperiencën e tij në Itali dhe për objektivat që i ka me “Bianconeri”. Cristiano Ronaldo ka folur gjerë e gjatë për karrierën e tij, ndërsa është ndalur për eksperiencën aktuale italiane.

Ylli portugez ka konfirmuar se ndihet mjaft i lumtur në Juventus, me të cilin synon të fitojë trofe të shumtë.

“Më pëlqen gjithçka në Juventus. Është një kulturë e mirë, është klubi më i mirë në Itali, e ka një histori të jashtëzakonshme. Jam i lumtur këtu. Natyrisht, dua të fitoj shumë trofe me Juve. Nuk më pëlqen vetëm Juventusi, por kultura italiane”, ka thënë 34 vjeçari për mediumin “DAZN”.

“CR7” ka folur edhe për sukseset që i kishte në karrierë, ndërsa fitoren më të ëmbël dhe më të rëndësishme e ka konsideruar atë në Euro 2016.

Edhe pse është 34 vjeç, ai nuk po e ndien lodhjen dhe e ka ndërmend të vazhdojë të luajë edhe disa vite futboll.

“Natyrisht, të luaj futboll është ajo që dua ta bëj. Të mbetem në formë është e rëndësishme. Nëse nuk zbavitesh dhe nëse nuk je i lumtur, është e vështirë të punosh. Shpresoj që të gjithë ta kenë fatin ta bëjnë atë që e duan. Unë jam paguar mjaftueshëm për ta barë atë që e dua”, përfundoi Ronaldo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu