Ronaldo titullar, synon shumë gola për t’iu afruar rekordit historik! Fernandes në stol

Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Portugalisë dhe Azerbajxhanit. Cristiano Ronaldo e nis titullar këtë takim.

36-vjeçari synon të bëhet golashënuesi më i mirë në histori të futbollit në nivel përfaqësuesesh.

Ai deri më tani ka shënuar 101 gola me Portugalinë dhe është 8 gola larg legjendës, Ali Daei.

Daei me Iranin ka shënuar gjatë karrierës 109 gola.

Tri sfidat e radhës ku Ronaldo synon të shënojë sa më shumë gola janë kundër Azerbajxhanit sonte, Serbisë të dielën dhe Luxemburgut të mërkurën (31 mars), raporton Express.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu