Ronaldo u kërkon falje tifozëve të Juves: Në fund do të festojmë ne

Të martën në mbrëmje, Juventusi pësoi një humbje turpëruese ndaj Fiorentinës me shifrat 0-3 në Allianz Stadium. Gjatë këtyre viteve të fundit, bardhezinjtë nuk i kanë mësuar tifozët e tyre me paraqitje të tilla kaq të dobëta dhe për këtë arsye Cristiano Ronaldo lideri i kampionëve të Italisë ka vendosur t’u kërkojë falje tifozëve nëpërmjet një postimi në Instagram. Ronaldo u ka premtuar fansave se pavarësisht hapave falsë në fund të sezonit do të jetë Juventusi, skuadra që do të fitojë trofe dhe do të festojë.

Dje, me një paraqitje të dobët dhe rezultat aspak të pranueshëm, mbyllëm ndeshjet e planifikuara për vitin 2020, një vit i veçantë në shumë mënyra. Stadiume boshe, protokolle Covid-19, ndeshje të shtyra, ndalesa të gjata dhe një kalendar shumë i ngjeshur. Por këto nuk janë justifikim për asgjë. Ne e dimë se duhet të japim më shumë nga vetja, në mënyrë që të luajmë më mirë dhe të fitojmë në mënyrë më të qëndrueshme.

Ne jemi Juventus! Dhe thjesht nuk mund të pranojmë asgjë më pak se përsosmërinë në fushë! Shpresoj që kjo ndalesë e shkurtër të mund të na ndihmojë të kthehemi më të fortë dhe më të bashkuar se kurrë, sepse fundi i sezonit është ende larg dhe në fund ne besojmë se edhe një herë, do të festojmë me tifozët tonë. Besoni te ne! Besojini ekipit tonë, aq sa ne ju besojmë ju dhe ne do t’ua shpërblejmë!”, shkruan Ronaldo në postimin e tij në Instagram.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu