Ronaldo zgjedh tre golat më të bukur, ja kush janë (VIDEO)

Cristiano Ronaldo së fundmi në një intervistë në mediat online në Brazil ka zgjedhur 3 golat më të mirë në karrierë.

“Eshtë e vështirë për të zgjedhur tre, më të rëndësishmit apo më të bukurit. Unë mendoj se këta të fundit janë më të rëndësishmit. Eshtë e vështirë. Po ti cilët i zgjedh.”, i tha Portugezi gazetarit.

“Do të zgjidhja atë ndaj Portos, tjetrin ndaj Portsmouth apo me atë ndaj Galatasary me Real Madridin.”

“Faleminderit Zotit që kam shënuar gola të mirë. Më kujtohen qartë. Ju përmendët tre që ishin supergola, por ne mund të përmendim tre tjerë, tre tjerë dhe tjerë. Ka kaq shumë gola të bukur që i kam shënuar saqë është e vështirë t’i zgjedhim vetëm 3. Në Champions League gjithmonë kanë qenë më special dhe tashmë kam bërë njëqindëshin e parë.” përfund fituesi i Topit të Artë. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu