Rooney largohet nga Manchester United?

Lojtari më i mirë anglez në vitet e fundit tek Manchester United, Wayne Rooney, ka një luhatje të vazhdueshme të performancës së tij pas ardhjes së Mourinjos në krye të stolit të United.

Në disa Ndeshje Rooney ka qendror edhe në stol. Nga shumë vet u vu në dyshim e ardhmja e tij nëse do të vazhdonte lë luante ende tek skuadra e djajve.

Por për këtë çështje ka folur një nga ish-lojtarët e Manchetser United që ka qetësuar tifozët. Ai ka thënë se Rooney ka dëshirë që ta mbyll karrierën vetëm me skuadrën e djajve.

“Është e qartë se ai e donë shumë këtë klub, do të thotë shumë për të. Mendoj se ai dëshiron që ta përfundoi karrierën në “Old Trafford”, por çdo gjë mund të ndryshojë”, tha ai.

“Këtë e kemi parë me Steven Gerrard, i cili u detyrua të largohet nga Liverpooli, kështu që të presim dhe të shohim. Ajo se çfarë duhet të bëjë Rooney, është të fokusohet në punën e tij dhe të luajë”, shtoi Davies.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu