Kantautori Françesk Radi është ndarë ditën e sotme nga jeta pasi qendroi për disa ditë në gjëndje të rëndë në QSUT.
Françesk Radi ishte i shtruar që prej datës 27 mars në QSUT pa një hemorragjie cerebrale, por nuk ka mundur t’ia dalë pavarësisht tentativave për t’a dërguar jashtë shtetit.
Të shumta kanë qenë reagimet e artistëve për humbjen e tij ndërsa mbesa Rozana Radi ka bërë një postim të ndjerë në facebook.
“Sot kam humbur babain për herë të dytë! Nuk duhej të ishte kështu me ty”-shkruan këngëtarja për xhaxhain e saj.