Rrahja e parë mes tifozëve në ‘Rusia 2018’, serbët tregojnë veten, përleshen me brazilianët

Në Kampionatin e sivjetmë Botëror ka ndodhur zënka e parë ndërmjet tifozëve brenda një stadiumi, edhe atë në ndeshjen ndërmjet Serbisë dhe Brazilit.

Selecao fitoi me rezultat 2-0 kundër serbëve, ndërsa në tribuna janë shkëmbyer grushtet ndërmjet tifozëve të të dyja skuadrave.

Femrat e pranishme në stadium kishin ngecur në mes, teksa tifozët meshkuj po e goditnin njëri-tjetrin.

Është dashur ndërhyrja e sigurimit për t’i ndarë tifozët e përfshirë në përleshje.

Para fillimit të Kampionatit Botëror kishte pasur frikë se do të kishte përleshje të mëdha ndërmjet tifozëve, mirëpo deri më tani nuk ka pasur.

Dhe incidenti i parë në stadium ka ardhur pas dy javësh, ku janë të përfshirë pikërisht serbët.

Theksojmë se ky Kampionat Botëror është ndër më argëtuesit për lojën e futbollit që po zhvillohet dhe shpresojmë se nuk do të ketë incidente të këtij lloji në të ardhmen.

Për më shumë, Serbia nuk është më pjesë e turneut pasi u eliminua pas humbjes nga Brazili.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu