Rrathët e zinj poshtë syve ju bëjnë të dukeni të vjetër, të lodhur dhe të shëmtuar. Normalisht ato formohen nga mungesa e gjumit dhe stresi. Por, mund të jetë diçka edhe më shqetësuese sesa aq.
Rrathët e zinj poshtë syve mund të paralajmërojnë për kongjestion nazal.
Lëkura përreth syve është shumë e hollë, dhe mund të shfaq inflamacionin, shkruan gazeta Shendeti. Rrahët e zinj mund të jenë gjithashtu shenjë e sinuseve të bllokuara, të lidhura shpesh me alergjitë apo temperaturën e lartë.
Çfarë mund të bëni në këtë rast?
Trajtimet standarde për kongjestionin janë:
Pastroni sinuset me një përzierje me ujë dhe kripë.
Përdorni zhbllokues për hundët.
Përdorni kompresa të ngrohta.
Nëse këto nuk ju ndihmojnë, duhet të bëni një vizitë tek mjeku.