Rrëfehet Komandant Shkupi: Tigrat e zi ishin tmerri i ushtrisë serbe (VIDEO)

Njësia elitare e quajtur Tigrat e Zi ka qenë më e përgatitura në konfliktin e Kosovës, me njerëz të trajnuar mirë, me moral të lartë luftarak dhe profesionalistë dhe shumë të guximshëm në aksionet luftarake.

Kjo njësi ka funksionuar në luftimet më të ashpra me forcat pushtuese serbe në Kosovë në vitin 1999 duke zbrapsur ato dhe duke mos lejuar që të depërtojnë në zona ku do rrezikoheshin civilët që nuk janë kursyer në atë luftë.

Ka shumë personazhë që i njohim që kanë qenë pjesë e kësaj njësie elitare shumë të shpejtë që ka qenë një pararojë kundër ushtrisë serbe .

Por nuk kanë munguar edhe shumë shqiptarë nga zona të ndryshme si dhe nga vendet tjera shqiptare që i ishin përgjigjur thirrjes për lirinë e Kosovës.

Njëri ndër ta është edhe Komandant Shkupi që ka qenë pikërisht pjesë e skuadrës elitare Tigrat e Zi.

Ai shprehet se të gjithë luftëtarët në Kosovë kanë dhënë cdo gjë nga vetja e tyre për të larguar forcat serbe nga ajo Tokë. Secili ka meritat në një mënyrë ose tjetër. Ai tregon se si ka qenë në fillim kjo njësi speciale dhe si është bërë më vonë.

Ferid Berisha thotë se Njësia speciale ishte e vecantë në luftën guerile. Ai përkujton ditën e parë në Kosovë më saktë në Drenicë, ku ka parë cdo gjë të djegur, ka parë tmerrin që kishte bërë ushtria serbe dhe duhej ndalur kjo masakër .

Berisha thotë se në fillim cdo gjë ka qenë e vështirë. Ka patur mungesë të armatimit dhe mungesë të përvojës luftarake për shkak se shumë prej pjesëtarëve kanë qenë të rinj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu