Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili ka qenë i ftuar në emisionin satirik “Natën me Fatmir Spahiun”, ka rrëfyer se si e ka kaluar Ditën e të Dashuruarve dhe si është njohur me bashkëshorten e tij.
“Shën Valentini për ne është çdo ditë, unë shpreh respekt të madh ndaj gruas dhe familjes.
Për këtë 14 shkurt kam qenë pothuajse tërë ditën në Kuvend.
Gruan e kam bërë për vete përmes shikimit, e dini edhe ju që jam ekspert në përpëlitje të syrit”, ka thënë Veseli. /albeu