Rrëfen Rashidi: Policia e nxorri Selën jashtë Kuvendit

Deputeti i Strugës Syrja Rashidi, ka thënë për “Struga TV” se sulmi ndaj kreut të LR-PDSH-së Zijadin Selës, nuk ka qenv i rastësishëm, por ai ishte shënjestër e huliganëve për shkak të deklaratave që ai ka bërë prej kohësh.

Si një nga dëshmitarët e ngjarjes, Rashidi ka thënë se fillimisht Sela ka qenë verbale dhe më vonë u kthye në dhunë fizike.

Ai tregoi se dhuna ndaj Ziadin Selës ndodhi në një moment kur dhunuesit përçanë grupin e deputetëve. Edhe vetë Rashidi u sulmua.

Në momentin e sulmit, Rashidi rrëfen se në Parlament kishte dy polici, njëra që mbronte sulmuesit, dhe tjetra që po mundohesh të nxirrte deputetët të gjallë nga Parlamenti dhe se ishte policia ajo që e nxorri Selën jashtë. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu