Rrëfim, si e braktisën Françeskun në një barakë vrima-vrima

Vdekja e kantautorit Françesk Radi ka tronditur gjithë botën e artit shqiptar.

Miku i tij dhe kritiku i artit Josif Papagjoni, tregon vuajtjet e Françesk Radit në internim nga regjimi komunist.

Papagjoni kujton vështirësitë e jetës së Françeskut në Fushë Arrëz ku u internur nga diktatura. Sipas Papagjonit, Françesku jetoi në një barakë druri vrima-vrima pas plenumit të IV të PPSH (1973-1974).

“Sa mesova lajmin e hidhur te vdekjes se kantautorit Francesk Radi. Ishte nje mik i vyer i rinise sime, kemi fjetur se toku ne nje dhome ne Fushe-Arres asaj kohe te acarte pas plenumit te IV te PPSH (1973-1974), fillimisht ne nje barrake druri vrima-vrima e pastaj ne nje studio ne prapaskene ne Pallatin e Kultures.

Madje dhe kenduam bashke disa kenge te tij, deri ne TVSH, duke marre une persiper rolin e “garantuesit” te daljes ne skene, pasi ia kishin ndaluar. Dhe aty, mes bores dhe eres, ne gjithe veshtiresite e menduara te asaj kohe, me gjithe frikerat dhe pasigurite, ai merte kitaren dhe kendonte ne dhome kenge te Adriano Celentanos e kengetareve te tjere italiane.

Ende e kam ne vesh zerin e tij paksa te ngjyrur, krejt origjinal, dhe ate tipin e njeriut te urte, babaxhan, me koken varur mbi tastjere, ne nje perhumbje te bukur. Dhe ky imazh, me ate miqesi e respekt gati te shenjte te krijuar atehere, ne vitet e veshtira te rinise sone, me ndoqi gjithe jeten, duke mbetur nje adhurues i muzikes se tij, por dhe i miqesise qe kam pasur.

Ngushëllime familjes, Teftes dhe fëmijëve, si dhe gjithë adhuruesve të tij”, kujton Josif Papagjoni përmes një shënimi në rrjetin social Facebook.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu