Avioni A320 me 118 njerëz në bord, 111 udhëtarë dhe shtatë anëtarët e ekuipazhit, ku mes tyre janë 28 gra dhe një fëmijë. Avioni është i rrethuar nga ushtarë dhe pjesëtarë të forcave speciale të Maltës. Pas rreth dy orë ulje, pas negociatave me rrëmbyesit është rënë dakord për lirimin e grave dhe fëmijëve.
Avioni ishte duke udhëtuar nga Sebha për në kryeqyetin libian Tripoli, por më pas u devijua për në Maltë nga dy persona, që besohet se janë të armatosur me granada dore./Shqiperiaime