Rreziku zbret nga mali! Arinjtë sulmojnë banorë në Tetovë

Në fillim në rrjetet sociale nisën të shfaqen video se si arinjtë e malësisë së Sharrit kanë zbritur në zonat e banuar në Tetovë.

Por para dy ditësh, në fshati Siniçan, një 41-vjeçare u sulmua nga një ari, që i shkaktoi lëndime të rënda trupore.

Po sa problem janë arinjtë në zonën e Tetovës?!

Kjo kafshë e egër është e mbrojtur me ligj, ndërsa që kur mali Sharr u shpall park nacional, numri i arinjve është shtuar dukshëm dhe jo rrallë herë ata dinë të zbresin në vendbanime.

Banorët tregojnë për rrezikun me të cilin mund të përballen natën.

“Nuk kemi pas tjera herë kaq shumë ama këta dy vitet e fundit ka zënë me shumicë ta dalin, Njëri thotë kam pa atje, tjetri thotë ka pa këtu, një natë para shtëpisë time në Shipkovicë para shkollës ka dalë nën shkollë dhe ka shkuar në rrugën kryesorë për Bodec, hoxha e ka pa, drejt para veturës i ka rënë”, u shpreh Zeqirja Qazimi nga Bashkësia Lokale Shipkovicë.

“E kemi një rast ku e ka sulmuar edhe ja ka prish kosheret e bletëve, po ashtu edhe një bashkëvendësi vitin e kaluar, duke shkuar në banjë me kalin dhe djalin e ka sulmuar fizikisht dhe djali tij ka bërtitur dhe nga piskama është larguar, por ka pas sulm dhe është dërguar në spital. Fshati Gajre bën pjesë në vendet rurale ku edhe fillon parku kombëtar. Ata lëvizjet i bëjnë gjatë natës dhe vetë është rrezik të lëvizet jashtë fshatrave, ose në shoqërim ose me automjet”, theksoi Rexhep Halili nga Bashkësia Lokale Gajre.

Nga parku kombëtar “Mali Sharr” thonë se ata kanë shumë pak kompetenca për këtë çështje, ndërsa shtojnë se raste e sulmeve dhe dëmeve duhet të paraqiten në një komision të posaçëm qeveritar dhe MPB.

“Kompetencat e parkut nacional janë shumë të vogla dhe nuk kemi asnjë instrument që të në mënyrë të drejtpërdrejt të merremi me të. Është shkuar në ligj se nëse ka rast të këtilla të dëmit apo shqetësimit të njerëzve nga ana arinjve, kjo duhet të paraqitet tek ministria e pylltarisë dhe ujërave në çdo njësi rajonale ka komision që merret më këta çështje” deklaroi Mirorad Andijeski – Parku Kombëtar “Mali Sharr”.

Arinjtë zakonisht në zonat e banuara zbresin pas ushqimit. Mali Sharr ka dy lloj arinjsh, që ushqehen me barishte, fruta dhe mjaltë si dhe nga ai që është mishngrënës, që shumë rrallë mund t’i shohësh të zbresin në vendbanime


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu