Rrëzohet avioni në Stamboll, mbyllet aeroporti ‘Ataturk’ (FOTO)

Aeroporti kryesor i Stambollit, Ataturk, u mbyll mbrëmjen e sotme pasi një aeroplan privat u rrëzua teksa po përpiqej të ulej.

Sipas informacioneve të para, piloti ka vdekur, derisa katër pasagjerë janë dërguar me urgjencë në spital për shkak të plagëve të marra.

Aeroplani u përplas derisa po aterronte dhe u përfshi nga flaka, kurse tipi i aeroplanit raportohet të jetë “Cessna 650 Citation 7”.

Sipas autoriteteve të aeroportit Ataturk, brenda këtij aeroplani mund të akomodohen gjashtë persona dhe dy pilotë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu