Rrëzohet në autostradë kamioni me çokollatë, zyrtari: Më e keqe se bora!

Një kamion mallrash me rimorkio është përmbysur në një autostradë polake, duke derdhur tonelata çokollatë të lëngshme në rrugë, duke shkaktuar vështirësi qarkullimi.

Transmetuesi privat TVN24 tregoi imazhet e një kamioni të përmbysur të rrethuar nga çokollata ngjyrë kafe që mbulonte gjashtë korsi në autostradën A2, duke bllokuar trafikun në të dyja drejtimet.

Zyrtarët e shpëtimit thanë se çokollata e lëngshme ishte ngurtësuar ndërsa ftohej dhe do të kërkonte sasi të mëdha të ujit të nxehtë për t’u pastruar.

Shefi i brigadës së zjarrfikëseve të Sllupcës (qytet në Poloninë Perëdnimore), Bogdan Koëalski, tha se “çokollata e ftohtë është më e keqe se bora”.

TVN24 raportoi nga vendi i aksidentit se shoferi u dërgua në një spital me krahun e thyer. Aksidenti ndodhi në mëngjes, kur nuk kishte trafik dhe askush tjetër nuk u lëndua.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu