Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE) sot vendosi që nga mesnata derivatet e naftës të shtrenjtohen.

Çmimi i Eurosuper BS-95 do të rritet për 1.5 denarë dhe do të kushtojë 68.5 denarë për litër.

Ndërsa çmimi i Eurosuper BS-98, Eurodizelit dhe vait ekstra të lehtë do të rritet për 1 denar.

Eurosuper BS-98 do të kushtojë 70.5 denarë për litër, ndërsa dizeli do të kushtojë 61.5 denarë për litër.

Kurse vaji ekstra i lehtë do të kushtoj 51 denarëve për litër.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu