‘Rroftë shoku Edi’, ja si ‘votojnë’ disa qytetarë në Tiranë (VIDEO)

Ndonëse sot në 61 bashki votohet për zgjedhjen e kryebashkiakëve të rinj, shumë qytetarë nuk kanë votuan, në mbështetje të mospjesëmarrjes së opozitës së bashkuar.

Partia Demokratike ka publikuar një video ku shihen qytetarë të Tiranës në një inskenim përballë KZAZ 35, pranë Shkollës “Vasil Shanto”, ku ‘votojnë’ jashtë qendrës së votimit.

Një kuti bosh dhe brenda të cilës hidhen letra, madje nuk mungojnë as nga ata qytetarë që bëjnë grushtin, simbole të kohës së komunizmit, duke ironizuar kështu maxhorancën, (PS).

Votoni për kandidatin e ‘Fronit Demokratik’, ‘Rama ik’, ‘Rroftë shoku Edi, ‘Shoku Erion’, ‘Lali leku’, këto janë disa nga thirrjet ironizuese të qytetarëve, që më pas inskenojnë dhe hapjen e kutive dhe leximin e votave brenda tyre.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu