Në Maqedoninë e Veriut rroga mesatare neto ka arritën në 45 466 denarë, apo 9.3 përqind më shumë sesa vitin e kaluar.
Në sektorin e informimit dhe komunikimit rroga mesatare mujore është 82 396 denarë, ndërsa te veprimtaria financiare dhe siguria është 61 937 denarë.
Rroga më të ulëta në Maqedoninë e Veriut u regjistruan në sektorët akomodim dhe shërbim ushqimor (33 264 denarë) dhe te bujqësia, pylltaria dhe peshkimi (35 537 denarë).
Krahasuar me vitin e kaluar, rritje më e madhe e pagës u regjistrua te arsimi (14.9 përqind).










