Ruaje Zot Shqipërinë nga shqiptarët! Shoferët kosovarë në protestë për Rrugën e Kombit

Prodhuesit dhe shoferët kosovarë kanë nisur protestat pas hyrjes në fuqi të vendimit të qeverisë për të vendosur taksë për mjetet që kalojnë në ‘Rrugën e Kombit’.

Gjatë ditës së sotme 150 kamionë nga Kosova kanë protestuar në Morinë kundër vendosjes së taksës prej 5-10 euro për mjetet që kalojnë në ‘Rrugën e Kombit’.

Ata kanë vendosur edhe pankarta në kamionët e tyre. “Ruaje zot Shqipërinë prej shqiptarëve”, “S’po hjekim kufi, po qesim kufi” janë disa nga pankartat e vendosura në kamione.

Kamionët janë futur bosh në Shqipëri dhe do kthehen bosh për në Kosovë. Në protestë janë importues të kripës, hekurit, tullave, mallra ushqimore etj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu