Rusia dëshiron ta destabilizojë Bashkimin Evropian

Një anëtar i Parlamentit të Britanisë së Madhe nga partia e Punës ka thënë se “më shumë gjasa”  Rusia e Vladimir Putinit ka ndërhyrë në referendumin e Mbretërisë së Bashkuar për Brexit.

Ben Bardshaw tha se ndërhyrja e Moskës do të i përshtatej modelit të mëparshëm të saj në ndërhyrjen  në punët e një shteti tjetër , deklaratë kjo e cila vjen pas akuzave të CIA-s që hakerët e Rusisë u munduan të ndikonin në zgjedhjet e ShBA-së, transmeton arbresh.info.

Gjatë fjalimit të tij në Dhomën e Delegatëve në diskutimin për Aleppon ai tha se fluksi i madh i emigrantëve në Evropë gjithashtu u shkaktua nga Rusia e cila ka për qellim të destabilizojë  Bashkimin Evropian.

Ai po ashtu ceku faktin që kandidatja për presidente të Francës, Marine Le Pen, i kishte kërkuar një hua Rusisë prej 23 mijë funteve për fushatën e saj.

Gjermania gjithashtu kishte akuzuar se hakerët të cilët punojnë për Rusinë mund të ndikojnë dhe të dëmtojnë zgjedhjet e përgjithshme të vitit të ardhshëm në këtë vend.

“Aty ku Putini nuk mundet të ndërhyjë me ushtri, ai ndërmerr sulme kibernetike”, shtoi Bardshaw./arbresh


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu