Rusia dhe Irani kanë paralajmëruar SHBA-të se do i përgjigjen me forcë nëse ndërhyjnë edhe njëherë lidhur me çështjen e Sirisë.
Duke u përqendruar tek sulmi me raketa i SHBA ndaj armëve kimike në Siri ku mbetën të vdekur më shumë se 80 persona, presidenti sirian Bashar al-Assad tha se do ndërmerrte aksion ndaj këtyre ndërhyrjeve.
“Amerika e di mirë se ç’mund të bëjmë ne”, u shpreh ai. Sipas presidentit amerikan, Donald Trump, sulmi me raketat Tomahawk ishte një “përgjigje e të gjithë botës”.
Kjo përgjigje erdhi menjëherë pas deklaratës së fortë së Sekretarit të Mbrojtjes në SHBA, Michael Fallon, i cili deklaroi se e vetmja fajtore për vdekjen e sirianëve ishte Rusia pasi kishte premtuar se i kishte asgjësuar të gjitha armët kimike të regjimir sirian./Albeu