“Rusia e gatshme të ndërpresë marrëdhëniet me BE-në nëse imponohen sanksione”

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov ka deklaruar se Moska është e gatshme të ndërpresë marrëdhëniet me Bashkimin Evropian nëse BE-ja ndjek planin e saj për të vendosur sanksione. Në një intervistë për kanalin “Soloviev Live YouTube“, Lavrov tha se Rusia nuk ka dëshirë të izolohet nga bota, por duhet të përgatitet për çdo eventualitet.

Në një pyetje nëse Rusia po shkon drejt prishjes me bllokun, Lavrov tha: “Ne besojmë se jemi gati, nëse shohim edhe një herë, siç kemi parë tashmë më shumë se një herë, se sanksionet po vendosen në disa zona që krijojnë rreziqe për ekonominë tonë, përfshirë zonat më të ndjeshme ”.

Ne nuk duam të jemi të izoluar nga jeta globale, por duhet të jemi të përgatitur për këtë. Nëse doni paqe, atëherë përgatituni për luftë”, pohoi ai.

Deklaratat e Lavrov-it vijojnë pas lajmeve të djeshme se BE-ja ka filluar të punojë mbi sanksionet e propozuara kundër Rusisë për shkak të dënimit të politikanit opozitar, Alexei Navalny. Sipas raporteve, përfaqësuesit e vendeve anëtare të BE-së diskutuan për masat e mundshme kundër Moskës në një takim të mbyllur më 10 shkurt dhe askush nuk e kundërshtoi planin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu