Rusia e quan hap të papërgjegjshëm dhe dhe të rrezikshëm formimin e ushtrisë së Kosovës

Ministria e Jashtme e Rusisë e ka pasqyruar si të rrezikshëm dhe hap të papërgjegjshëm krijimin e ushtrisë së Kosovës.
Këtë qëndrim e ka bërë të ditur zëdhënësja e kësaj Ministrie ruse, Maria Zaharova, në një komunikim me media.

“Transformimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës në ushtri të Kosovës, pavarësisht qëndrimit të Beogradit dhe serbëve të Kosovës, paraqet hap absolutisht të papërgjegjshëm. Për më tepër, ai është edhe i rrezikshëm për Ballkanin dhe gjithë kontinentin evropian”, citohet të ketë deklaruar ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu