Intensifikim i bisedimeve për emrin e Maqedonisë është e lidhur me dëshirën e SHBA-së që ta fusin këtë shtet në NATO, ka vlerësuar ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov në konferencën vjetore për shtyp të MPJ-së Ruse në Moskë.
Ministri rus vlerëson se Maqedonia e cila dëshiron të jetë pjesë e NATO-së duhet të bëj lëshime, për dallim nga Greqia e cila është anëtare e NATO-së.
I pyetur nëse Moska do ta pranoj emrin e ri të Maqedonisë, Lavrov u përgjigj se çfarëdolloj emri që do të dakordojn Athina dhe Shkupi, dhe që do të vendoset në Kushtetutën e Maqedonisë, do të pranohet nga ana ruse.









