Rusia nuk i beson Turqisë, dërgon hetuesit e saj për hetimin e vrasjes së ambasadorit

Pas vrasjes së ambasadorit të Rusisë në Turqi, Moska ka dërguar investiguesit e saj për të hetuar lidhur me vrasjen e Andrei Karlov nga Mevlut Mert Aydintash.

Mert Aydintas qëlloi për vdekje ambasadorin Andrei Karlov teksa ky i fundit mbante një fjalim në një galeri arti, në dukje si shenjë proteste ndaj përfshirjes së Rusisë në Alepo.

Nuk është ende e qartë nëse 22-vjeçari, një anëtar i policisë kundër trazirave, që më pas u qëllua për vdekje, ka lidhje me ndonjë grup, shkruan “BBC”.

Presidenti i Turqisë, Erdogan tha se sulmi kishte si qëllim dëmtimin e lidhjeve me Rusinë, pas protestave në Turqi mbi mbështetjen e Rusisë për Presidentin Bashar al-Assad.

Ai tha se kushdo që do të përpiqet për të prishur marrëdhëniet mes dy vendeve nuk do t’ia arrijë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu