Rusia ka planifikuar të ndërtojë transportuesen më të madhe të avionëve në botë, sa madhësia e tre fushave të futbollit.
Aeroplanmbajtësja e njohur si Projekti 23E000E, është përmirësimi i ardhshëm ushtarak i Rusisë dhe do të kushtoj deri në $17.5 miliard dollar.
Kjo anije do të mbajë 90 avionë dhe do të marrë energjinë nga motorë bërthamorë, thonë mediat shtetërore ruse.
Aeroplanmbajtësja e re duket të jetë e njëjtë me transportuesen e re të Amerikës, dhe do të hyjë në shërbim në vitet 2030.
Profesori Vadim Kozyulin, pranon se anija do të bazohet në projektin e aeroplanmbajtëses së re amerikane USS Gerald R Ford.
Rusia ka vetëm aeroplanmbajtësen “Admirali Kuznetsov”, e cila u ndërtua nga sovjetikët në vitin 1985.