Shteti rus ka dërguar në Detin Baltik nëndetësen më të madhe në botë.
Dhe për më tepër, nëndetësja ‘Dmitry Donskoy’ është e armatosur deri në dhëmbë, ku përfshihen edhe 20 raketa bërthamore.
Nëndetësja pritet të lundrojë në ujërat pranë vendeve të NATO-s, në një demonstrim force nga ana e presidentit Putin.
‘Dmitry Donskoy’ është e gjatë 174 metra dhe për të vajtur në Detin Baltik do udhëtojë përreth Norvegjisë dhe Danimarkës.
Ajo është nëndetësja më e frikshme e periudhës së Luftës së Ftohtë dhe përveç 20 raketave bërthamore ka 6 silurhedhës me një total prej 200 mbushjesh.